Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas anulimit të disa fluturimeve edhe në aeroportin e Prishtinës, për shkak të grevës në Gjermani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga kjo Ministri thonë se pritet gjatë ditës që të anulohen disa fluturime nga Kosova drejt Gjermanisë, për shkak të grevës së përgjithme të punonjësve në aeroportet e Gjermanisë.
Reagimi:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Ju njoftojmë se, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme pritet të anulohen fluturimet në këto aeroporte.
Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se kjo situatë prek edhe linjat direkte ndërmjet Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës.
Për njoftime të reja, ju ftojmë të përcillni faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.