Pas sulmit të fundit të Iranit mbi Izraelin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës atje, si dhe me gjithë qytetarët tanë, shkruan Reporteri.net.
Në komunikatë MPJD i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë në Izrael që të ndjekin udhëzimet e sigurisë.
Poashtu MJPD ka lënë edhe numrat konktaktues për ta, në rast nevoje.
Postimi:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në komunikim të pandërprerë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael si edhe me të gjithë qytetarët e Kosovës, në Izrael.
U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.
Për çdo nevojë të mundshme ftohen të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael:
+972 58-634- 0450
dhe
+972 54-469-9799
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.