×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJD sqaron pse ka ngarkesa në sistemin e aplikimit për letërnjoftim dhe pasaporta

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 9:32

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka pasur ngarkesë në sistemin e aplikimit për marrjen e letërnjoftimëve dhe pasaportave dhe për këtë menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për ta zgjidhur këtë problem.


    “Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së ka zhvilluar komunikime intenzive me përgjegjësitë e sektorit për prodhimin e dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ta evituar këtë problem sa më shpejtë, në mënyrë që qytetarët dhe mërgimtarët tanë të kryejnë pa probleme procedurat e paisjes së tyre me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

    Udhëheqësit e sektorit për prodhimin e dokumenteve në MPB kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një problem të komplet rrjetit qeveritar, i cili ka ndikuar në këtë ngarkesë e që do të zgjidhet shumë shpejtë”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, mungesa për një kohë e materialeve për prodhimin e këtyre dokumenteve ka bërë që të ketë tejngarkim të sistemit duke marrë parasysh se vetëm brenda pak ditësh janë prodhuar rreth 60.000 sosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!