×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJD tregon gjendjen e të lënduarve në Kroaci: 26 pacientë janë në proces lirimi, 15 të tjerë do të vazhdojnë trajtimin spitalor

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 16:18

    Vetëm njëri nga të lënduarit në aksidentin e djeshëm është në gjendje më të rëndë shëndetësore.


    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të qytetarëve që kanë pësuar lëndime në aksidentin e ditës së djeshme në Sllavonski Brod.

    MPJD thotë se nga komunikimi me autoritetet kroate përmes ambasadës së Kosovës në Zagreb, nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali.

    Trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile.

    Sipas raportit të autoriteteve shëndetësore kroate, vetëm një rast është në gjendje më të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!