×
  • Lajme
  • Lajme

    Marshi për Astritin, babai Avni Dehari: Të dalin para drejtësisë vrasësit e djalit tonë

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 18:41

    Në Prishtinë është duke u zhvilluar një marsh në përkujtim të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili ka vdekur në qelinë e Qendrës së Paraburgimit të Prizrenit tre vjet më parë.


    Me këtë rast, pranë një murali kushtuar Astrit Deharit janë ndezur qirinj, janë vendosur lule dhe kartolina me mesazhe për familjen e tij.

    Babai i Astrit Deharit, Avniu, ka folur në emër të familjes Dehari, duke thënë se me ardhjen e raportit të ekspertizës nga Lozana, konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund.

    “Që nga 5 nëntori i vitit 2016 deri pak ditë më parë, organet shtetërore, përfaqësuesit e drejtësisë, pushtetarët kriminelë kanë bërë përpjekje të na mbushin neve si familje dhe qytetarëve të Kosovës se Astriti është vetëvrarë në burgun e Prizrenit. Me ardhjen e raportit konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund, tash janë të shtrënguar ta pranojnë edhe ata që deri tani e kanë pasur gojën plot për vetëvrasje”, ka thënë Avni Dehari.

    Avniu ka thënë se beteja e radhës është ajo e vënies para drejtësisë së autorëve të vrasjes së djalit të tij.

    “Tash hapet faza e dytë e betejës, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë marrë pjesë në vrasjen e djalit tonë”, ka thënë Avni Dehari.

    I pranishëm ka qenë edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!