×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH apel qytetarëve: Merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës anti-Covid

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 11:03

    Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me vaksinën anti-COVID.

    Përmes një njoftimi MSH-ja ka cituar një studim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me ç’rast ka thënë se vaksinimi kundër këtij virusi ka parandaluar të paktën 469 mijë vdekje të moshës 60 vjeç.

    “Vaksinimi kundër COVID-19 ka parandaluar të paktën 469 mijë vdekje të moshës 60-vjeç e më lart në Evropë, sipas studimit të përbashkët të Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Evropë dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Kështu është bërë e ditur ditë më parë sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore ‘Eurosurveillance’, i kryer në 33 vende të Evropës. Studiuesit, duke përdorur numrat javor të vdekjeve të raportuara në grup-moshë llogaritën se sa njerëz do të kishin vdekur pa vaksina dhe më pas i krahasuan këto parashikime me humbjet e jetëve në periudhën dhjetor 2020-dhjetor 2021. Sipas tyre, pa vaksinim ky numër në Evropë do të dyfishohej”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

    Po ashtu nga MSH-ja kanë thënë të “merren të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!