×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH-ja çon nesër ekip mobil për vaksinim në shkollën “Eqrem Qabej” në Prishtinë

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 17:18

    Në vijim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar për nesër (e premte , 26 nëntor) ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme “Eqrem Qabej” në Prishtinë.

    Vaksinimi bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës dhe zhvillohet nga ora 08:00 në mjediset e kësaj shkolle.

    Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin, njofton MSH-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!