×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH-ja dhe komunat bashkërendojnë aktivitetet për luftimin e coronavirusit

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 22:17

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, zhvilloi sonte një takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, përkatësisht kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar me ta rreth situatës epidemiologjike për sa i përket pandemisë COVID-19, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.


    Në këtë takim Zemaj kërkoi që aktivitetet për luftimin e pandemisë COVID-19 të jenë të koordinuara dhe midis autoriteteve qendrore dhe komunave të ketë konsultime të vazhdueshme lidhur me masat e ndërmarra dhe mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së.

    “Në takim janë trajtuar edhe kërkesat e komunave për fuqizimin e kapaciteteve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, përkatësisht QKMF-ve; nevoja për rritjen e numrit të inspektorëve dhe shtimit të personalit shëndetësor, me qëllim që përgjigja ndaj COVID-19 dhe emergjencave të shëndetësisë publike të jetë sa më adekuate. Ishte dakordim i pjesëmarrësve në takim që të masat që ndërmerren nga MSH-ja të jenë në koordinim me kryetarët e komunave”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!