×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH-ja thotë se 26-vjeçari që vdiq dje, nuk prezantoi dokumente se ishte i sëmurë kur arriti në Kosovë

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 16:02

    Ministria Shëndetësisë ka mohuar se 26-vjeçari që vdiq të dielën në Qendrën e Studentëve, ka prezantuar ndonjë raport se vuan nga ndonjë sëmundje me rastin e kthimit nga Gjermania në Kosovë.


    26-vjeçari erdhi të shtunën në Kosovë dhe menjëherë u karantinua në Qendrën e Studentëve për 14 ditë, ndërkohë një ditë më vonë, ai u hodh nga kati i pestë i konvikteve dhe në QKUK, sipas mjekëve, u dërgua pa shenja jete.

    “Duke e parë keqpërdorimin që media dhe individë të caktuar janë duke i bërë një dokumenti orientues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, përkatësisht listës së të riatdhesuarve nga Gjermania të datës 2 maj 2020, ku figuron edhe emri i të ndjerit A. M. që vdiq më 3 maj, dhe për në cilin në këtë dokument të Ambasadës shkruan se ‘prob. shëndetësore, posedon vërtetim’, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sqarojë se ky dokument nuk është i MSh-së siç po manipulohet me të dhe se i ndjeri, pavarësisht çfarë shkruan në listën e Ambasadës, me rastin e riatdhesimit në Kosovë, nuk ka prezantuar asnjë vërtetim mjekësor”, thuhet në reagimin e MSH-së.

    Sipas komunikatës, MSH-ja posedon edhe raportet mjekësore të të ndjerit, të përpiluara nga mjekët në pritje.

    Gjatë ditës, babai i të ndjerit fajësoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat në detyrë Arben Vitia e Xhelal Sveçla për humbjen e të birit.

    Prokuroria ka njoftuar se ka nisur hetimet për këtë ngjarje tragjike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!