×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH shpërndan maska mbrojtëse për disa institucione e organizata

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 16:40

    Me qëllim që të ndihmojë në përballimin e pandemisë Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë për disa institucione të vendit një numër simbolik të maskave mbrojtëse për personelin e tyre.


    Gjatë ditës, disa institucione i kanë pranuar këto maska mbrojtëse, derisa disa të tjera ato do t’i pranojnë nesër.

    Maskat janë ndarë për Bashkësinë Islame të Kosovës 500, Ipeshkvisë së Kosovës 250, Rektoratit të UP-së 500, Këshilli Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial nga 150 maska.

    Në këtë aktivitet që ndër të tjera synon edhe të promovojë bartjen e maskës si një masë mbrojtëse të drejtpërdrejt për qytetarët e vendit pavarësisht se në çfarë institucioni apo organizatë shërbejnë, do të përfshihen edhe institucione të tjera. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!