×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”, ushtarakët e FSK-së vizitojnë nënat dhe gratë e dëshmorëve

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 19:22
    Ushtarja e FSK-së i dhuron lule një nëne dëshmori.

    Në ditën e gruas, ushtarakët e FSK-së kanë organizuar vizita te familjarët e dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

    Ata vizituan 98 nëna dhe gra të dëshmorëve të UÇK-së, për të nderuar sakrificën e tyre, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Mesazhi i shumë nënave gjatë vizitës ishte ,,mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”, “edhe nëse sot vdes, nuk më mbetet merak vetëm a më erdh Ushtria e Kosovës në shtëpi”. Nderi dhe respekti u takon nenave tona e në veqanti nenave të deshmorve, ndërsa lavdia u takon vetëm dëshmorëve të kombit!”, bëhet e ditur në njoftimin e FSK-së. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!