×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri: Agim Veliu mendoi vetëm për vete, i ka bërë dëm të madh partisë

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 22:30

    Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri nuk ka kursyer kritikat në drejtim të deputetit, Agim Veliu. Muhaxheri në RTV Dukagjini tha se Veliu ka menduar vetëm për vetën dhe se imponimi i tij për të qenë në dy herë ministër i ka bërë dëm të madh partisë.


    “Veliu me gjithë atë energji negative për të qenë në dy ministri, i ka bërë dëm të madh shumë partisë. Është imponu për të qenë Ministër i Punëve të Brendshme. E ka lëshu komunën dhe na ka jep atë energjinë negative dhe e kemi humbur Podujevën.”

    Sipas tij, Veliu mendoi vetëm për vete

    “I është tërhek vërejtja prej meje që të mos krijoj kësi momentumi se është momentum i keq për partinë. Fillimisht e ka humbur Podujevën, pastaj i ka humbur këto gjërat tjera. Ky është momentumi negativ që ia jep partisë duke mëndu vetëm për veti”, tha Muhaxheri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!