×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri i LDK-së e konfirmon: Këto 5 ministri do t’i udhëheqim

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 22:15

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se problem i vetëm mes LDK-së dhe Vetëvendosjes mbetet posti i presidentit.


    Muhaxheri në RTV Dukagjini, ka thënë se VV dhe LDK janë pajtuar dhe tashmë i kanë ndarë të gjitha ministritë.

    Ai ka treguar se cilat ministri do t’i marrë partia e tij pas koalicionit qeverisës që do ta formojë me LDK-në

    “Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes, e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapsinor, Arsimit dhe Bujqësisë”, ka thënë Muhaxheri.

    I pyetur se a do ta marrë rajoni i Dukagjinit, Ministrinë e Mbrojtjes, ai ka buzeqeshur dhe nuk ka dhënë një përgjigje.

    “Nuk është bisedu kjo punë. Duhet me mbledh Kryesinë dhe me vendos, varësisht qysh kanë me qenë ndarjet”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!