×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri: Konjufca mund të jap dorëheqje sepse nuk e kemi votu Papën

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 20:30

    Kryetari i Komunës së Pejës, njëkohësisht edhe nënkryetar i LDK’së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se për arritjen e marrëveshjes së koalicionit, LDK duhet të ketë një nga postet reprezentative.


    Ai në një intervistë në Rubikon ka thënë, LDK-ja duhet ta ketë kryetarin e Kuvendit deri në momentin kur LDK ta merr presidentin, që pastaj LVV’së do të ia kthente postin e kryeparlamentarit.

    Muhaxheri ka thënë se nuk po kërkojnë shkarkimin e Konjufcës por ai mund të jap dorëheqje për të marrë ndonjë pozitë tjetër institucionale. Sipas tij nuk është ndonjë gjë e madhe nëse Konjufca jep dorëheqje, pasi me rastin e zgjedhjes së tij nuk është zgjedhur Papa, por një post politik.

    Ai ka thënë se në këtë situatë vendin e ka sjellë LVV duke ndërmarrë veprime të njëanshme, dhe asaj i takon të gjej zgjidhje.

    LDK sipas tij e ka votuar Konjufcën duke menduar se LVV ka gjetur partner tjetër, dhe jo me qëllimin se do të vazhdohej të kërkohej partneritet edhe më tutje te LDK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!