Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në takimin e mbrëmshëm janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve.
Sipas Muhaxherit data e zgjedhjeve do të jetë më së largu deri më 7 korrik.
“Janë marrë vesh edhe për datë të zgjedhjeve, më së largu me 7 korrik. Kur ka kësi afrimi është mundësia edhe për marrëveshje më të mëdha. Publikohet data në ditët në vijim”, tha Muhaxher.
Muhaxheri bëri të ditur se pas refuzimit të djeshëm, kryeministri Kurti e kishte ftuar Abdixhikun për një takim edhe njëherë gjatë ditës së sotme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.