Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, nuk ka treguar nëse kjo parti po mban takim për të diskutuar ftesën e Kurtit për koalicion.
”Ndoshta ka. Unë erdha me e pa kryetarin”, u ka thënë ai gazetarëve.
Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se partia e saj tashmë ka një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ajo tha se nuk janë në pritje të një letre për të përcaktuar pozicionin e tyre dhe se çdo përgjigje zyrtare ndaj letrës së dërguar nga VV-ja do të vijë nga kryetari i LDK-së, i cili ka ekskluzivitetin për këtë çështje.
“Letra iu ka dërguar kryetarit të LDK-së. Sigurisht që kryetari vetë do të përgjigjet dhe ai e ka ekskluzivitetin që t’u tregoj edhe juve se çfarë do të thotë për letrën. Mirëpo, LDK-ja e ka tashmë një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. S’kemi qenë duke pritur letër në mënyrë që ta bëjmë qëndrim. Ne kemi qëndrim”, tha Bajrami.