×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri: Nëse bëhem kryetar i LDK-së, do ta heqë taksën ndaj Serbisë

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 22:09

    Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës ka thënë se ai ka qenë kundër vendosjes së taksës me Serbinë.


    “Nëse zgjidhem në krye të LDK-së, do ta heqi taksën”, ka thënë Muhaxheri për TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës është vendosur më datë 21 nëntor i vitit të kaluar.

    Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kosovës që ta heqë këtë masë, duke thënë se ajo nuk përkon me interesat amerikane.

    Por, Qeveria e Kosovës në krye me Haraidnajn, nuk është zmbrapsur nga vendimi për tarifën 100 për qind, i cili vazhdon të mbetet në fuqi.

    Ka qenë pikërisht taksa që ka përplasur disa here Haradinajn me presidentin Thaçi, por edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!