Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë në emisionin Pressing në T7 se aksioni i Prokurorisë ndaj zyrtarëve komunalë në Pejë ka qenë spektakël politik.
Ai ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të presionit politik, teksa ka thënë se zyrtarët policorë janë futur me automatik brenda objektit të komunës.
Ai tutje ka thënë se po kërcënohen edhe zyrtarët komunalë tjerë.
“Kemi me ju arrestu edhe më shumë”, thotë Muhaxheri që po iu thuhet atyre.
Reklamë
Ndërkohë Muhaxheri thotë se këso aksione nuk kishte në Prizren, sikur në komunat e tjera të Dukagjinit, përkundër se edhe atje kishte denoncime.
Ai beson se kjo ka ndodhur për shkak se në këtë komunë kryeson një kryetarë që i takon VV-së.
“Kanë thënë e çkapim shtetin, e kanë kapë për vete”, ka thënë për Vv-në ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.