×
  • Lajme
  • Lajme / Krijimi i Qeverisë

    Muhaxheri thotë se nesër mbledhet LDK-ja dhe del me vendim për letrën e Kurtit ku kërkon koalicion

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 21:38

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxeri, ka thënë se nesër do të mblidhet kryesia e LDK-së.

    Ai tha se me gjasë edhe merret një vendim për letrën që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i dërgoi kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku i kërkonte koalicion.

    “Besoj që nesër mblidhet kryesia e LDK-së, kryetari konsultohet me kryesinë, kryetarët e degëve – dhe më pas me siguri e merr një vendim meritor”.

    “Mua më përngjajke letra sikur kur i drejtohej profes së nderuar Isa Mustafës. Atëherë ishte një shpresë që mund të behej diçka e të mësonin diçka prej nesh këta, por gjatë qeverisjes 51 ditësh që u pa që këta nuk e kanë një njet me qeverisë për interesa të vendit, por interesa të veta”, ka thënë Muhaxheri në T7.

    Ndryshe, Kurti i ka dërguar letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ku i ka kërkuar koalicion.

    “Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetët e LDK-së, së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike”, thuhet në letrën e Kurtit.

    Kurti në letër përmend dallimet politike mes dy subjekteve, por sipas tij koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime dhe i sugjeron kryetarit të LDK-së se mirë do të ishte të takohen e të flasin si “politikë të pjekur”.

    Kurti ia ka përmendur LDK-së të gjitha koalicionet e pasluftës.

    “LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në 2001-2004 me PDK dhe AAK, në 2004-2007 me AAK, në 2008-2010 me PDK. Në 2014-2017 sërish me PDK, ndërkaq me LVV.”, thuhet në letër.

    Kurti në letër thotë se mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i ishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato.

    Madje, Kurti në letër arsyetohet se prishja e koalicionit me LDK në vitin 2020 nuk ndodhi për shkak të mospajtimeve me Abdixhikun, por me “me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe”, duke aluduar në Agim Veliun.

    “Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe.”, thuhet në letër./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!