×
  • Lajme
  • Lajme

    Del publikisht një nga LDK që i thotë “PO” PDK-së

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 21:54

    Jo të gjithë në LDK janë kundër një koalicioni me PDK-në pas zgjedhjeve të reja nacionale kurdo që mbahen ato.


    Një nga njerëzit më të fuqishëm në LDK, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, ka thënë se preferon një koalicion qeverisës me Vetëvendosjen, por nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, as për PDK-në.

    “Pas zgjedhjeve, situata mundet me reflektu ndryshe. Unë s’po i vë vije të kuqe asnjërës, pasi qeverisi me PDK-në në Pejë. Nuk po i vë vijë të kuqe as PDK-së. Kryetari i ri mund t’i vë vijë të kuq secilit”, tha Muhaxheri për RTV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se nëse bëhet kryetar i LDK-së nuk do t’i vë vijë të kuqe as PDK-së për të ndërtuar koalicione. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!