×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja: Kërkim falja nuk është harruar, Serbia do të duhet të kërkonte falje deri më tani

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 21:41

    Deputeti i VV-së, Armend Muja ka folur për takimin në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit që u mbajt në kuadër të dialogut të mbështetur nga Bashkimi Evropian.


    Muja thotë se ende nuk ka përfunduar puna e kërkim faljes.

    “Kërkim falja nuk është harruar. Ajo është pjesë e procesit dhe kjo vjen në formë të padisë për gjenocid. Normalisht një vend si Serbia që aspiron në Bashkimin Evropian do të duhej të kërkonte falje pasi gjithë bota i ka njohur krimet. Por ja që Serbia nuk e bënë kërkim faljen, ne duhet të përgatisim padinë”, tha ai.

    Muja thotë se nga dialogu Serbia ka marrë benifitet ekonomike dhe ato politike.

    “Ne kemi dalë palë e humbur nga procesi i dialogut, Serbia ka marrë benifitet.”

    Muja deklaroi se marrëveshjet e deritanishme mes Kosovës dhe Serbisë pos që kanë prodhuar Asociacionin kanë unifikuar edhe votën e serbëve në Kosovë.

    “Më këto vendime janë shuar të gjithë zërat alternative të serbëve në Kosovë. Lista Serbe tashmë është degë e partisë së Vuçiq. Ne sigurisht se me Serbinë do të diskutojmë për çështjen e të pagjeturve”, tha Muja në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!