Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, sa i përket zërave për koalicion PDK-LVV, ka thënë se nuk ka ndonjë përafrim me partinë që udhëheqet nga Memli Krasniqi.
Ai tha se bindja dhe preferenca e Vetëvendosjes është që t’i fitojë zgjedhjet vetë dhe të qeverisë vetë.
“Unë nuk shoh ndonjë përafrim konceptual për aq sa jam në Kuvend, mirëpo shoh përafrim të natyrshëm demokratik aty ku e kërkon kauza parlamentare”, tha Muja në Pressing.
“Nuk ka ndonjë përafrim për motive të krijimit të Qeverisë me PDK-në, bindja e VV-së është që ne do t’i fitojmë apo të qeverisim vetëm”, ritheksoi Muja, sa i përket raporteve PDK-VV.
“Preferenca është që ne të shkojmë vetëm. Nuk ka apetit apo nuk kam dëgju brenda dikë që të krijojë koalicion me asnjërën nga partitë për momentin. Përderisa ekziston besimi që ne mund të qeverisim të vetëm ashtu siç kemi bërë deri më tani….”, shtoi deputeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.