Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e VV-së, Armend Muja, ka thënë se Qeveria Kurti po punon për sigurimin e vaksinave dhe së shpejti do të kemi rezultate të prekshme.
Kosova deri më tani ka siguruar 24 mijë vaksinave nga donacioni COVAX ndërkohë që janë premtuar edhe 100 mijë vaksina të tjera. Të dyja këto kanë qenë donacione për Kosovën ndërkohë që asnjëra Qeveri nuk ka arritur të blejë vaksina nga kompanitë që prodhojnë ato.
Muja thotë se Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, dhe kryeministri Albin Kurti po punojnë në këtë drejtim dhe shumë shpejt do të kemi rezultate.
“Mund të them me plot besim, se Kurti dhe minsitri Vitia e kanë prioritet absolut sigurimin e vaksinave. Nuk ka ditë që nuk punojnë në këtë drejtim. Do të shihni rezultate gjatë javëve, apo muajve në vijim. Kurti sapo ka përfunduar një bisedë me Komisionerin për zgjerim. Nuk dua të shpalos detaje dhe të përsërisë gabime të së kaluarës. Vitia është cdo ditë në komunikim me kompani kredibile të prodhimit të vaksinave. Gjatë javëve të ardhshme do të kemi rezultate të prekshme“, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.