×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja: Vetëm Qeveria Kurti kujdeset për veteranët, PDK-LDK dëshironin t’ua bënin pensionin 120 euro

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 23:45

    Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka komentuar protestën e OVL të UÇK-së për mospërfshirje të veteranëve në rritjen e pensionit së bashku me rritjen e pagës minimale.

    Muja ka shfaqur në emisionin DPT te Fidani në T7 një projektligj të propozuar para disa viteve në kohën e qeverisë Mustafa.

    “Këtu shihet se si kanë luajtur qeveria PDK-LDK me veteranët. I shihni tri nene shumë problematikë. Ndarja në tri kategori për pension. Kategoria e parë, e që janë këta që kanë marrë pjesë në luftë aktivisht për 10 vite, marrin 250 euro. Por shumë pak persona janë në këtë kategori. E dyta është 170 euro, ndërsa e treta 120 euro. Por këtu në fund shkruan një nen se nëse pagesat kalojnë 0.7% të Bruto Prodhimit Vendor, atëherë pagesat ulen proporcionalisht. Pra nëse kalon këtë 0.7% të GDP-së atëherë pagesa për veteranë bëhet 115 euro e edhe më poshtë”, thotë Muja.

    “Këtu duhet punë e madhe dhe dedikim të veçantë që të dalim nga kjo katrahurë që kanë bërë”, shton ai.

    Tutje Muja thotë se vetëm Qeveria Kurti është marrë me kërkesat e veteranëve.

    “Vetem Qeveria Kurti është kujdesur për veteranët”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!