×
  • Lajme
  • Lajme

    Mulla Osmani: Adem Jashari në sulmin e janarit të 1998 nuk e dhezi cigaren gjatë Ramazanit

    Reporteri
    11 Prill 2021 | 20:28

    Hoxha Osman Musliu, në prag të Muajit të Ramazanit ka rrëfyer disa detaje të pathëna lidhur me këtë muaj të shenjtë që kanë ndodhur gjatë luftës.


    Ai ka treguar se si Adem Jashari, gjithnjë duke ju referuar deklarimeve të shokëve të komandantit legjendar se gjatë sulmit të vitit 1998 kur i është ofruar ta dhezë një cigare, të ketë thënë se e bën këtë në iftar.

    “Mixha Shaban ka qenë një njeri që ka pasur njohuri fetare, ka pas shkollë fetare. Sa kam dëgju prej shokëve të Adem Jasharit, nga kontaktet me bacen Rifat e shoh nga brendia që është një fetar shumë i pasur shumë si sinqertë. Sipas shokëve Ademit në Ramazan më 22 janar të vitit 1998 kur e kanë sulmu që janë plagos dy vajza, dikush nga shokët ja ka ofruar një cigare i kanë thënë dheze, por nuk e ka dhezë, ka thënë se e dhezi në iftar”, ka deklaruar Mulla Osmani në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka thënë se Adem Jashari ia ka bërë Serbisë tym e mjegull, e jo Zotit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!