×
  • Lajme
  • Lajme

    Mulla Osmani: Nga viti 1975 e agjëroj Ramazanin, e kam prishur vetëm në ushtri

    Reporteri
    11 Prill 2021 | 20:24

    Nga e marta e javës së ardhshme fillon Muaji i Shenjtë i Ramazanit.


    Hoxha nga Drenica, Osman Musliu, në REPORTERI/INTERVISTA ka treguar se nga cili vit ka nisur të agjëroj dhe nëse e ka prishur ndonjëherë.

    “Në vitin 1975 e kam nisur agjërimin, kam qenë në shkollën fillore në Likofc në klasën e shtatë, por e kam agjëru gjysmë Ramazani. Në vitin 1976 e kam agjëruar komplet, veç në ushtri nuk kam mundur me agjëru”, ka treguar Mulla Osmani.

    Ai ka thënë se baba i tij e ka shtyrë të regjistrohet në Medrese.

    “Baba im ka qenë një besimtar që nuk ka pas njohuri fetare, por ka qenë besimtar i sinqert. Baba më ka thënë ke me shku në Medrese me u bo hoxhë, atëherë ka qenë pa përspektivë, por baba e kish pa ditur më mirë dhe kam shku në Medrese me imponim të prindit, dhe kjo më ka dalë shumë e mire”, ka deklaruar ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!