Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se nëse në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi preken kufijtë do të përfitojnë shqiptarët.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në këtë mënyrë do bashkohet kombi shqiptar.
“Kane nisur spekulimet rreth bisedimeve paqesore Ukraine-Rusi te udhehequra nga Trump. Spekulime nga analiste pro-rus e pro- Serbi po afirmojne idene e ndryshimit te kufijve duke perfshire edhe Ballkanin, pra mes Kosoves dhe Serbise, mirepo Trumpi e din mire se nuk ka ndryshim kufijsh vetem ne nje pjese te Ballkanit sepse ato do te ndryshohen ne gjithe Ballkanin, me paqe apo me lufte – ne kete rast behet mire per ne shqiptaret sepse bashkohet kombi shqiptar, i ndare tragjikisht qe nje shkekull”, ka shkruar Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.