×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e kuorumit në Kryesi të Kuvendit, Konjufca cakton të hënën seancë plenare

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 15:18
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Fotografi nga arkivi.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka caktuar seancë plenare për të hënën.

    Caktimi i seancës plenare për të hënën nga kryeparlementari Konjufca ka ardhur pasi Kryesia e Kuvendit nuk pati kuorum për mbajtjen e mbledhjes dhe caktimin e seancës.

    Ndryshe, kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore që Konjufca shfrytëzon të drejtën për caktimin e seancës plenare.

    Sot në orët e paradites ka dështuar sërish që të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kjo është e papranueshme, shkruan Telegrafi.

    Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka akuzuar mazhorancën për papërgjegjësi për funksionim të Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!