×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e ngrohjes në Prishtinë, reagon Përparim Rama

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 13:18

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas ndërprerjes së furnizimit me ngrohje të Termokosit për qytetarët e Prishtinës.

    Rama ka thënë janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet lidhur me ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit.

    Sipas Ramës, ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Nga këta të fundit, kryetari tha se ka marr siguri që çështja do të rregullohet deri nesër.

    “Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet për situatën e krijuar. Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër”, ka shrkuar Rama në një postim në “Facebook”.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë të Prishtinës,Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet për situatën e krijuar.
    Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër.

    Duke ju kërkuar mirëkuptim, ju siguroj se Komuna e Prishtinës po e trajton këtë çështje me seriozitet dhe do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm që varen nga ne.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!