Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj në seancën ku po diskutohet lidhur me problemet me furnizim me ushqim në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka thënë se pushteti po vepron me ushtarët ashtu siç ka vepruar edhe me Policinë e Kosovës dhe njësitet elite të saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas Qalajt, dorëheqjet në Ushtrinë e Kosovës kanë ardhur si mungesë e trajtimit adekuat, e si dhe mungesës elementare.
“Dorëheqje për shkak të mungesës së trajtimit adekuat, për shkak të mungesës elementare si çizme, uniforma, transporti. Ushtarët e FSK-së nuk kanë rrezikshmëri edhe pse ata punojnë me armë të rrezikshme. Ky pushtet u kujdes që ta denifrojë në skajshmëri Policinë e Kosovës dhe njësitë elite të saj, duke e dëmtuar rëndë në paga dhe në koeficient, në pajisje e rrezikshmëri”, tha deputeti i PDK-së para të pranishmëve në Kuvendin e Kosovës.
Për Qalajn, mungesa e mazhorancës sot në seancë është pasi siç tha ai ata po ushtrojnë edhe në praktikë daljen nga institucionet, e që sipas tij, ata pas zgjedhjeve të 9 shkurtit do të bëjnë një opozitë shumë të gjatë.
“Ata që sot mungojnë, e që ju e dini që kanë ardhur nga rruga, duke e parë që data e 9 shkurtit po afron, e ju duhet kohë që të trajnohen edhe praktikisht që të dalin nga institucionet e të shkojnë atje ku e kanë vendin, kanë vendosur ta ushtrojnë daljen nga Kuvendi dhe të qëndorjnë jashtë institucioneve dhe të përgatiten për një opozitë të gjatë, e shumë të gjatë”, tha Qalaj para opozitës.
/Reporteri.net/