×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungon “dora” e shtetit, djali përkujdeset vet për të mirëmbajtur lapidarin e babit të tij dëshmor

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 19:13

    Shteti duhet të përkujdeset dhe mirëmbajë lapidaret e dëshmorëve, por në Kosovë në disa raste nuk po ndodh kështu.


    Në mungesë të ‘dorës’ së shtetit, për mirëmbajtjen e lapidarit të dëshmorit, Rafet Isufi, nga Kamenica, për këtë është përkujdesur vet djali i tij, i cili është mbështetur nga një kompani private.

    Në disa foto të publikuara nga Kamenicapress thuhet se asfaltimi i lapidarit u bë një ditë pasi u pastrua përreth dhe u kryen disa pune teknike.

    E për këtë Besian Isufi, ka falënderuar kompaninë që ka shtruar asfaltimin te lapidari i babit të tij, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur institucionet gjegjëse nuk përkujdesen për lapidaret e dëshmorëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!