×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungon Sami Kurteshi, anëtarët e tjerë të KQZ-së e përcjellin me lule Valdete Dakën

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 11:53

    Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka folur pas shkarkimi të saj.


    Ajo e ka quajtur vendim të porositur shkarkimin e saj nga KQZ-ja.

    Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Daka tha se shkarkimi i saj është jokushtetues.

    “Ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin gjatë fushatës zgjedhore për shkarkimin tim. Ky vendim është jokushtetues dhe joligjor. Arsyetimet janë qesharake dhe shihet qartë se është vendim i porositur”, tha ajo.

    Pas përfundimi të konferencës, Valdete Dakës iu dhuruan lule nga anëtarët e partive të tjera në KQZ, ku munguan Sami Kurteshi dhe Alim Rama të VV’së.

    Gazetarja e Periskopit ka dërguar disa fotografi nga ky moment:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!