×
  • Lajme
  • Lajme

    Murat Jashari në Gjykatë: Listën se kush duhet me u vra, e kam përgatitur vetë

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 15:50

    Avokati Asdren Bytyqi që përfaqëson të akuzuarin, Murat Jashari ka thënë se ekipi i ekspertëve të forenzikës të psikiatrisë ka rekomanduar që për shkak të situatës shëndetësore të trajtohet në shtetin e Zvicrës.


    Jashari ka kërkuar të flasë ani pse mbrojtja e tij për shkak të gjendjes shëndetësore sipas gjykatës nuk ka rekomanduar të flasë.

    Megjithatë Jashari e pranon se “listën e vdekjes” e ka bërë ai, por që nuk ia ka dhënë askujt ta lexojë.

    “Listën se kush duhet me u vra dhe varë e kam bërë unë. Askujt nuk ja kom jep me lexuar. I kam shkruar disa letra, këta në sallë nuk kanë pasur të bëjnë me planet e mia”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!