Hekuran Murati, deputet i Vetëvendosjes, gjatë fjalimit të tij në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar në lidhje me raportet SHBA – Kosovë, ka akuzuar senatorin amerikan Rand Paul, i cili e përkrahu idenë për të tërhequr trupat amerikane në Kosovë.
Murati tha që edhe në kohën e intervenimit të NATO-së në Kosovë kishte senatorë kundër.
Madje, Murati tha që ishte edhe vet babai i senatorit Rand Paul.
“Paul është i ekstremit të djathtë, ka qenë kundër intervenimit të NATO-s, po e citoni djalin e atij që ishte kundër intervenimit të NATO-s. Mos u mundoni me ndezë zjarre të tilla që nuk mund t’i kontrolloni“, ka thënë ai./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.