Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati i ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit.
Murati tha se Haxhi Thaçi ia ka lënë Kosovës trashëgimi një prej bartësve kryesore të lirisë.
“Haxhi Thaçi trashëgimi ia la Kosovës një ndër bartësit kryesorë të lirisë së saj. Një jetë e jetuar në kuptimin e saj të plotë. Haxhi Thaçi duhet të pushojë i qetë, sepse kur të shkruhet historia e Kosovës dhe shqiptarëve nesër, bartësit e luftës dhe lirisë do të rriten, të tjerët do të vazhdojnë të zvoglohen dhe nuk do të shihen nga vogëlsia e tyre”, ka shkruar Murati.
“Madhështia e bartësve të lirisë qëndron në faktin se nuk e kanë kërkuar madhështinë, por historia ua dhuron atë për shkak të përpjekjeve dhe drejtësisë së vizionit të tyre”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.