Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka qenë i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani ku ka folur për aktualitetin politik në vend, përcjell Reporteri.net.
“Jemi në një situatë absurde, kontradiktore, kundërthënëse, por jemi afër zgjedhjeve, diku 2-3 muaj afër”, u shpreh ai.
Murati tha se me këtë qeveri, nuk ka asnjë gatishmëri për arritje të një marrëveshjeje me Serbinë.
“Nuk ka gatishmëri as nga Serbia. Madje, nuk po dihet as çfarë po ndodh as me dinarin”, u shpreh Murati.
Murati e përmendi edhe Asociacionin.
“Problemi me kryeministrin Kurti është Asociacioni, në atë është ngritë ka ndërtuar kauza”, u shpreh ai.
“Kurti po manipulon, po luan lojën e tij, pozita është krejtësisht e paqartë”, u shpreh tutje ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.