Ministri i Financave në Republikën e Kosovës, Hekuran Murati, duke u bazuar në një raport të TradinEcnomics, ka thënë se në muajin shtator 2024, Kosova ka regjisturar shkallë inflacioni prej 0.2 përqind, krahasuar me shtatorin e vitit 2023.
Më tej, Murati ka thënë se nga ky raport, bie në përfundim që Kosova ka shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Inflacion e rritje çmimesh ka pasur në nivel global, dhe patjetër që një ndikim i tillë është transmetuar edhe tek ne në Kosovë. Por në një situatë ku inflacioni ka goditur gjithandej, duhet të ndalemi dhe të shohim se si qëndrojmë në raport me shtetet tjera. Pra, rritja e çmimeve ka qenë e paevitueshme, por sa kemi arritur si qeveri ta ngadalësojmë e frenojmë këtë rritje, krahasuar me shtetet tjera. Përgjigjen e marrim në tabelën më poshtë, të publikuar nga faqja TradingEconomics. Në muajin shtator 2024, Kosova ka regjistruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023, gjë që e bën vendin tonë shtetin me shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë, gjithnjë sipas TradingEconomics”, ka shkruar Murati.
Njëherit, ministri ka shkruar se ky ka inflacion ka ardhur edhe në Kosovë, pasi që e ka prekur të gjithë botën.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.