×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati në konferencë me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 8:32

    Ministria e Financave dhe Banka Botërore do të mbajnë sot konferencë të përbashkët për media.

    Në konferencë do të marrin pjesë ministri Hekuran Murati dhe Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio.

    “Ju ftojmë të merrni pjesë sot në Konferencën e Përbashkët për Media, e organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Banka Botërore. Në këtë ngjarje, mediave me fjalë rasti do ju drejtohen Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, si dhe Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Z. Akihiko Nishio. Konferenca do të mbahet sot, më 24 mars, në orën 10:45, në Objektin e Qeverisë, Salla P-32.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!