Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se me hyrjen në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, zgjidhet edhe problemi i kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare ku nënat pranojnë shtesat për fëmijët e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas Rregullores që ka hyrë në fuqi sot, bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë/muaj.
“Me rregulloren e re të BQK-së, nga data 1 gusht 2023, bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë/muaj. Tani e tutje pra, po zgjidhet edhe problemi i kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare ku nënat pranojnë shtesat për fëmijët e tyre”, ka shkruar Murati.