Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklarimeve të opozitës, rreth çështjes së Trustit.
Ministri Murati ka thënë se detyrë e Qeverisë në kohën e krizës inflacionare është t’i mbështesë ata që kanë nevojë më së shumti.
Ai ka kritikuar opozitën se nuk e kanë përkrahur marrëveshjen me Bankën Botërore për zgjerimin e skemës sociale.
“Në vazhdimësi po thuhet që qeveria s’ka bërë asgjë prandaj duhet tërhequr trusti. Në krizë të tillë detyrë e qeverisë t’i mbështesë ata që kanë nevojë rastet sociale. Për tërë vitin Qeveria ka rritur buxhetin për raste sociale 30 për qind. Është mbështetja për familjet me asistencë sociale. Kur po folim se kush ka nevojë ju po refuzoni marrëveshjen e skemës sociale. Ndihmojeni qytetarët, votoni marrëveshjen. Ne kemi sjellë ligjin për pagën minimale, dhe është refuzuar. Kemi me sjellë ligjin e pagave edhe keni me kundershtu. Kur vjen çështja me i mbështet qytetarët ju refuzoni. Tendenca juaj është me i kundërshtuar që qeveria s’po kryen punë”, tha Murati në seancën e Kuvendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.