Në Kuvendin e Kosovës sot është miratuar në lexim të parë projektligji për pagën minimale.
68 deputetë ishin të pranishëm në votim, ndërsa vetëm gjashtë prej tyre kanë abstenuar.
Pas këtij votimi, ka reaguar edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Murati deklaroi se pas 11 viteve stagnim, më në fund do të ketë rritje të pagës minimale.
Sipas Muratit kjo ndihmon mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat që aktualisht punojnë për pagë nën 264 euro.
Po ashtu ministri tha se mbi 380 mijë të punësuar të cilët marrin më shumë pagë neto sepse hiqet tatimi për 250 eurot e para të pagës.
Postimi i plotë:
Projektligji që mundëson rritjen e pagës minimale kaloi sot në lexim të parë.
Pas 11 viteve stagnim, më në fund do të kemi rritjen e pagës minimale që ndihmon:
✅ mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat që aktualisht punojnë për pagë nën 264 euro.
✅ mbi 380 mijë të punësuar të cilët marrin më shumë pagë neto sepse hiqet tatimi për 250 eurot e para të pagës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.