×
  • Lajme
  • Lajme / VV

    Murati: Propozimi i LDK-së na kthen në kohën e UNMIK-ut, bëhet kur ka luftë civile

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 11:34

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se LDK-ja me propozimin e saj për qeveri të tranzicionit po sillet si në kohën e UNMIK-ut.

    Sipas tij, opozita ka mbetur pa një zgjidhje tjetër dhe propozimin për një qeveri transicionale e ka nxjerr si kartën e fundit.

    “Refuzojnë ftesat për bashkëpunim, refuzojnë zgjidhjen me votim të fshehtë, e akuzojnë Vetëvendosjen për bllokim. Kjo nuk mund të quhet asgjë tjetër, pos hipokrizi. Deri tani as nuk është vënë në testim votimi i fshehtë. Tani kur ka filluar që pagat të rrjedhin nuk po u bëhet dert. Përgjigjja u dha një ditë me herët nga një zëdhënës, një ditë me pas u zyrtarizua nga kryesia, vendimmarrja në këtë rast është zhvendosur nga kryesia e organet në një vend tjetër. Përgjigjja e tillë neve na befasoi. Tani e kanë nxjerr edhe kartën e fundit si në kohën e UNMIK-ut. Kjo nuk është serioze”, tha Murati.

    Murati tha se me refuzim, LDK-ja vendosi “kundër dëshirës së elektoratit” të saj.

    “Qëllimi i ftesës [së Kurtiti] ka qenë që t’u ofrojmë qytetarëve një bashkëpunim dhe qeveri stabile, ashtu siç ka pasë deklarim nominal nga vetë kryesia e LDK-së, por ne e pamë nga përgjigja e tyre që është e pamundur, edhe kur ofrohet bashkëpunim i tillë, që ata të marrin vendimet vetë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!