×
  • Lajme
  • Lajme / Akuza

    Murati: Qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmimet Tavan

    Reporteri
    16 Nëntor 2024 | 17:14
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një vit më pas nga Gjykata Kushtetuese.

    Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se “sikur të mos dërgohej ky ligj nga opozita e bllokohej nga Gjykatata Kushtetuese, sot qytetarët do të paguanin shumë më lirë për produket esenciale”.

    E më pas edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar se çmimi i grurit e vajit ushqimor, në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë.

    Mirëpo Murati shkruan se,  qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ligji për Çmimet Tavan në produktet bazë, më 24 nëntor 2023 u rrëzua nga Kushtetuesja që konstatoi se ai s’është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!