×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Sot u ekzekutuan pensionet me rritje prej 20 përqind

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 12:42

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet me rritje prej 20%.

    Përmes një postimi në Facebook, Murati ka listuar skemat se si vijon ekzekutimi me rritje, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom sipas kalendarit me datën 15 të muajit”, ka shkruar Murati në Facebook.

    Skemat si vijon ekzekutohen me rritjen prej 20%:

    – Pensioni Bazik i Moshës,
    – Pensioni Kontributpagues, i plotë dhe parcial,
    – Pensionet për Aftësi të Kufizuara,
    – Pensioni për Personat e Verbër,
    – Pensioni për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë,
    – Pensioni Invalidor i Punës,
    – Pensioni Familjar, dhe
    – Pensioni i Parakohshëm i Trepçës.
    “Qeveria për të gjithë!”, ka përfunduar Murati.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!