Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë ka kritikuar Qeverinë e kaluar, atë Kurti për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.
Musliu ka akuzuar Qeverinë Kurti se i ka fshehur shifrat e të infektuarve, varësisht si u ka konvenuar atyre, shkruan Reporteri.
Ajo madje ka thënë se Ministri Vitia ka ndikuar që qytetarët të mos besojnë në rrezikun nga koronavirusi.
“Ministri Vitia ndikoi te qytetarët të mos besonin më në rrezikun e covid. Pjesëmarrja e tij në protestë, si ministër që ishte ky ishte veprim i papërgjegjshëm”, u shpreh ndër të tjera ajo.
Musliu po ashtu u ankua se kur ka hyrë në Kuvendin e Kosovës nuk i është matur temperatura. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.