Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se për inate personale nga partia në pushtet nuk po lejohet tërheqje e kursimeve nga Trusti.
Musliu e ka akuzuar kryeministrin Kurti për ndërrim të qëndrimeve të cilin e ka quajtur “egoist të paparë dhe gënjshtar”.
“Qeveria ende nuk e ka kuptuar se për të qeverisur me një vend duhet të përballësh me çdo sfidë, do të thotë të jesh në shërbim të qytetarëve jo t’i keqpërdorësh ata. Ai është Albin Kurti i cili për të ardhur në pushtet, qëndrimet e veta i mbështolli me demagogji. Ju që e sollët në pushtet këtë egoist të paparë, duhet ta keni kuptuar se i besuat një gënjeshtari. Pa i llogaritur të gjitha dëmet që i solli Kosovës, nuk mund të mos e përmend që marrëveshjen që e quajti tradhti dje doli dhe e prezantoi në Kuvend. Pa Albin Kurtin kjo marrëveshje do të nënshkruhej para 7 vitesh. Për inate personale po lejohet kërkesa e qytetarëve për të tërhequr një pjesë të vogël të mjeteve”, tha Musliu.
Musliu tutje u ka bërë thirrje deputetëve të VV-së që të mos e dëgjojnë partinë dhe të votojnë pro këtij projektligji.
“Ju drejtohem deputetëve, merrni guximin e thoni PO për Trustin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.