×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu e pyet ministrin Mehaj: Kush e ftoi Prindon Sadriun në stërvitjet e FSK-së?

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 11:34

    Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka parashtruar pyetje për Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili nuk ka qenë prezent në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.


    Ajo ka thënë se Mehaj ka munguar edhe në seancën e kaluar, andaj pyetjet do t’ia drejtojë deri sa ai të përgjigjet.

    “Çështja është te veshja e uniformës së bashkëshortit të presidentes gjatë ushtrimit të FSK-së ‘Defender 21’. Çfarë grade ushtarake mban bashkëshorti i Presidentes, si rezervist në sa trajnime ka marrë pjesë dhe kur i ka mbajtur ato? Nga kush është ftuar të marrë pjesë? Nëse është ftuar si bashkëshorti i Presidentes, atëherë pse është veshur në uniformën e FSK-së? Nëse është ftuar si ushtarak, pse është fotografuar afër Gjeneralit të FSK-së pasi që këtë nuk ia lejon grada ushtarake?”, ka thënë Musliu.

    Ajo ka thënë se duhet të pyetet edhe Presidentja Vjosa Osmani nëse ka lejuar shkeljen e protokollit të FSK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!