×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu e quan “rrugaç” Kurtin: S’e dua kryeministër të shtetit tim

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 22:30
    Ganimete Musliu, Albin Kurti. Fotografi ilustruese.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, vazhdon të shpërfaq shumë kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.

    Së fundmi, deputetja ia dha Kurtit epitetin “rrugaç”, duke thënë se nuk do që një i tillë të jetë kryeministër i Kosovës, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Ta krahasojmë një njeri që plagos policinë, djeg institucionet, që e rreh ambasadoren amerikane, e grushton, me Albinin sot si kryeministër i cili ka harruar që i ka akuzuar më herët kryeministrat se pse kanë vendosur kravata, pse kanë shëtitur me xhipa, pse kanë pasur truproje të gjitha këto elemente kanë pjesë e protokollit, unë nuk dua që Albin Kurtin ta kem kryeministër me ato sjellje që i ka pasur si opozitar, se unë nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin tim”, është shprehur Musliu në Klan Kosova. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!