Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pushim 15 minuta për shkak të disa problemeve teknike me mikrofonat në sallën plenare.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar duke propozuar që seancën plenare ta udhëheqin bashkë me kryetarin e Kuvendit, pasi vetëm mikrofoni i saj ishte funksional.
“Për të vazhduar me mocionet tjera po ju kërkojë të kthehemi në 12:30 sepse prej përgjegjësve teknik të Kuvendit më njoftojnë që duhet disa rregullime ti bëjnë. Nuk janë duke punuar aktualisht as kartelat as mikrofonat as mikrofoni i foltores”, ka thënë Konjufca.
Deputetja Musliu tha se mikrofoni i saj është duke punuar.
“Mikrofoni jem po bën kryetar. Kryetar a ta udhëheqim bashkë seancën”, u shpreh Musliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.