Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin duke i thënë se halli i saj i vetëm është që të futet në zyrën e Presidentit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Musliu i drejtohet Osmanit duke i thënë se një person si ajo nuk i duhet as Kuvendit dhe as Presidencës.
“Si Vjosë ke mundur edhe të kërcesh nga gëzimi por jo edhe si Kryetare e Kuvendit. Kjo nuk të lejohet dhe kjo nuk të falet. Ti moj zonjë hallin e vetëm e ke të futesh në zyrën e Presidentit. Është normale të kesh ambicie deri dikund, por të verbohesh nga ambicja për të qenë e para është një deformim patologjik dhe një person si ti nuk i duhet asgjë as Kuvendit dhe as Presidencës”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
SI VJOSË MUND EDHE TËKERCESH NGA GËZIMI!
Si Vjosë ke mundur edhe të kërcesh nga gëzimi por jo edhe si Kryetare e Kuvendit. Kjo nuk të lejohet dhe kjo nuk të falet.
Ti moj zonjë hallin e vetëm e ke të futesh në zyrën e Presidentit. Është normale të kesh ambicie deri dikund, por të verbohesh nga ambicja për të qenë e para është një deformim patologjik dhe një person si ti nuk i duhet asgjë as Kuvendit dhe as Presidencës.
Dhe ja ku po ta them, e para nuk bëhësh me zor. E para nuk bëhësh duke u viktimizuar as duke keqpërdorur pozitat që mund të kesh. E para bëhësh kur ke kualitetin e duhur për të udhëhequr.
E këto aftësi e nderuar i fiton kur para interesit tënd personal e ven interesin e popullit tënd, interesin e shtetit tënd.
Atëherë kur inatet personale nuk i përfshinë në agjendën tënde të punës.
Zonja Osmani, shteti nuk e ka hallin e akomodimit tënd në një karrige pushteti. Shteti e nderuar duhet të jet në gjendje të menaxhoj situatat si kjo qe kemi, duhet të jet i përgatitur për çdo situate të mundshme.
Sot më shumë se lakmi na duhet maturi, sot më shumë se lakmi për pushtet na duhet unitet përbSHTET.